Kutrone “harron” Higuainin: Dua fanellën me numër 9!

Sulmuesi i talentuar i Milanit, Patrik Kutrone ka folur sot për “SkySport”, ku ka prekur disa tema të rëndësishsme që qarkullojnë rreth tij, por dhe rreth klubit të Milanit. Zhvillimet e fundit në merkato kanë vënë Milanin në qendër të vëmendjes. Me Higuain drejt largimit dhe Piatek shumë pranë zyrtarizmit, sulmi i kuqezinjve pritet të ketë shumë ndryshime.

Për këtë pjesë ka folur edhe një nga sulmuesit më të mirë për momentin në Serie A, Patrik Kutrone, i cili tha se konkurrenca nuk e bezdis aspak dhe se për Milanin, do të luante në çdo moment që do i kërkohej. Gjithashtu, Kutrone diskutoi edhe rreth numrit 9, që në gjysmën e parë u mbajt nga Higuain.

Rritja si lojtar – “Synimi im është të rritem sa më shumë dhe të përmirësohem në çdo seancë stërvitore, në çdo minutë që luaj. Me mbështetjen e shokëve të skuadrës, ky proces po shkon shumë mirë.”

Largim i Higuain – “Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Pipitan. Ai është një kampion dhe më ka mësuar shumë, shumë gjëra”.

Liga e Kampionëve – “Është synimi që kemi vendosur në fillim të sezonit. Nuk është se largimi i dikujt i ul shanset për të arritur te ky objektiv, pasi këtu luajmë të gjithë për Milanin dhe forca individuale nuk ka vlerë. Ne besojmë te Liga e Kampionëve para çdo ndeshjeje që luajmë.”

Ardhja e Piatek – “Ai është një lojtar i fortë dhe shumë cilësor. Këtë gjë e ka treguar mjaft mirë këtë sezon. Nuk e di nëse ardhja e tij është zyrtare apo jo, por nëse vjen, ne jemi të gjithë të gatshëm për ta ndihmuar.”

Numri 9 në fanellë – “Do të ishte një nder për mua nëse do e merrja. Për momentin, mendoj të bëj mirë në pjesën e mbetur të sezonit dhe të ndihmoj Milanin, vitin e ardhshëm, kushedi. Ndoshta do e vesh dhe unë atë fanellë”,- përfundoi Kutrone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online