Filip Kutinjo nuk ka përjetuar aspak një periudhë të mirë në Barcelonë. Braziliani nuk ka arritur të jetë vetvetja në “Camp Nou”. Largimi nga katalanasit një alternativë mjaft e mundshme. Në lidhje me këtë temë ka folur agjenti i Kutinjos, Jorabkian.
Mançester Junajdit e ka ndjekur prej kohësh brazilianin dhe mund të ndërhyjnë me një ofertë. Megjithatë, agjenti i tij shprehet se transferimi te ata është gati i pamundur. Kutinjo nuk dëshiron të shkojë atje për shkak të konkurencës që “Djajtë” kanë me Liverpulin. I pyetur për një rikthim në “Anfield”, Jorabkian e lë “topin” nga ana e kampionëve të Evropës.
“Mançester Junajtid janë një klub i madh. Kam lojtarë në menaxhim atje dhe ka një respekt të madh për stafin. Megjithatë, është gati e pamundur që Kutinjo të transferohet në ‘Old Trafford’. Është shumë e vështirë që ai të luajë për ndonjë rival të Liverpulit. Ai ka një lidhje të madhe me atë klub. Koha atje ishte e mrekullueshme për të.”
“Rikthim? Liverpul kanë ndërtuar një skuadër të frikshme. Trajneri ka krijuar një balancë shumë të mirë. Janë një nga klubet më të kompletuar. Pra, me ndërtimin që i kanë bërë ekipti, nënshkrimi i Kutinjos do të bëhej vetëm nëse ata ndiejnë se kanë një boshllëk, të cilin do e mbulonte ai. Në këtë moment është shuëm e vështirë që Liverpul dhe Kutinjo të ribashkohen”, u shpreh agjenti.