Kutinjo i thotë “po” PSG-së, Barça pret Nejmarin

Barcelona dhe PSG më në fund mund të bëjnë një marrëveshje mes tyre. Nejmar ishte ai që i distancoi klubet, për shkak se francezët paguan klauzolën prej 223 milionësh për brazilianin. Tanimë sulmuesi mund të kthehet në Katalonjë dhe çelësi është Filip Kutinjo.

Ish-lojtari i Liverpulit është tentuar edhe më parë nga kampionët e Francës, që tashmë mund ta bëjnë tyrin. Edhe vetë Kutinjo e di që te Barcelona nuk do të ketë vend dhe normalisht largimi është opsioni më i mirë.

Kutinjo po tregon një formë të mirë me Brazilin në Copa America dhe te PSG janë të bindur se braziliani mund t’u bëjë punë. Ata kanë biseduar edhe me përfaqësuesin e lojtarit dhe momentalisht ka një “po”. Francezët do të dilnin të fituar nga kjo marrëveshje.

Nejmar nuk dëshiron të qëndroje te PSG dhe kundër vullnetit të tij do ishte e kotë ta mbanin. Nga ana tjetër duhen arkëtuar të ardhura për të shmangur problemet me rregullat e FFP. Veç Kutinjos, francezët do të merrnin edhe një shifër të konsiderueshme (më pak se  200 milionë euro) dhe kështu do të mbanin Mbape në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online