Kurtua publikon letër lamtumire, por detyrohet ta fshijë

Gjithçka në shpejtësinë e dritës: Tibo Kurtua lë Çelsin për Realin e Madridit, që pagoi 38 milionë sterlina, ndërsa Kepa kalon nga Atletik Bilbao në Londër për rekordin botëror prej 71 milionë sterlinash, 80 milionë euro. Dy transferime krejt të ndryshme në krahasim me njëri-tjetrin, sepse Kepa pasuroi Atletik Bilbaon dhe largohet vetëm për shkak se Çelsi pagoi klauzolën e prishjes së kontratës, shenjë se Atletik Bilbao mbetet klub që nuk shet. Ndërkaq, Kurtua u fut në grevë dhe nuk y paraqit fare në Londër, duke detyruar Çelsin ta shiste, çka e ktheu në armik për tifozët londinezë.

Dje Kurtua postoi në Facebook një letër lamtumire ku falënderonte klubin që i dha besim dhe e bëri futbollist të madh, duke i lënë kohë të rritej dhe duke e huazuar tek Atletiko për eksperiencë, por kjo letër u fshi pas rreth një ore.

Arsyeja ishte se tifozët e Çelsit e mbytën faqen e portierit belg me ofendime pa fund, aq sa Kurtua u detyrua të fshinte gjithçka.

Ndërkaq, në Twitter Kurtua postoi një mesazh “Hala Madrid”, që sërish u prit shumë keq, sepse po ky portier këndonte këngë anti-Real kur luante për Atletikon dhe vjet deklaronte: “Nuk e shoh veten te Reali, sepse te Çelsi jam rritur dhe jam bërë ky që jam”.

Një koment i një tifozi përmblidhte gjithë tërbimin e tifozerisë se Çelsit: “Hala your mother”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online