Kur të ikën “treni i fundit”…

Sapo u hap merkato e kësaj vere disa javë më parë, e gjithë vëmendja ishte te ylli i Lilës, Nikolas Pepe. Bajerni i Mynihut, Arsenali, Liverpuli dhe PSG ishin vetëm disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e 23-vjeçarit.

Edhe pse Pepe ishte gati për t’u transferuar te një nga këto skuadra, nuk vendosi të nënshkruajë, pasi kërkesat e tij nuk u plotësuan. Sulmuesi kërkonte një rrogë faraonike dhe me vetëm një sezon të mirë në karrierën e tij, asnjë nga skuadrat e interesuara nuk preferoi të rrezikojë.

Si pasojë, Pepe është ende lojtar i Lilës. 23-vjeçari kërkon me doemos të largohet nga nënkampionët e Francës, por e vetmja skuadër e mbetur që interesohet për shërbimet e tij është Evertoni. Skuadra nga Liverpuli është gati të paguajë 35 milionë euro për të, por kjo ofertë është shumë larg 60 milionëve që kërkon Lilë. Gjithçka ka shkuar mbrapsht për Pepe gjatë kësaj merkato vere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *