Kupa e Shqipërisë | Orikumi eliminon Elbasanin, Veleçiku fiton në tavolinë

Orikumi është fituesi i ndeshjes paraeliminatore të Kupës Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Artan Sakaj ka mundur Elbasanin me rezultatin 1-0 dhe ka siguruar kalimin në raundin e partë të Kupës së Shqipërisë ku shoriti i goglave ka caktuar Kukësin si kundërshtarin e radhës.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Ergys Kuçi në minutën e 47-të. Elbasanasit nuk mundën të shfytëzonin faktorin fushë, pasi luanin në “Elbasan Arena”. Në takimin e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, Orikumi do të luajë fillimisht si pritës më datë 12 shtator, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet pas dy javësh.

ELBASANI – ORIKUMI 0 – 1

GOLI: /Kuçi 48′

ELBASANI: Hasfatija, Mici, Dishani, Duka, Hoxhaj, J. Lleshi, A. Lleshi (Çangu 65′, Ferhati 75′), Ukaj, Balla (Fejzaj 65′), Brahimaj, Ezike. Trajner: E. Merxha

ORIKUMI: Halilaj, Hoxhaj, Nurçe (Sadushi 79′), Kongjini (Dhrami 64′), Qejvanaj, Azizaj, Livanaj (Çapoj 57′), Çaushaj, Gjinaj, Kuqi, Kuçi. Trajner: A. Sakaj

GJYQTARË: R. Muska, E. Morina, E. Shehu (Tiranë)

Ndeshja tjetër e raundit eliminator midis Veleçikut dhe Klosit, pasi skuadra matjane nuk u paraqit dhe fitorja iu akordua në tavolinë ekipit nga Kopliku, që do ndeshet me kampionët në fuqi të Skënderbeut në raundin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online