Ze Maria “turfullon”: Tani nuk ka më justifikime, iki nëse nuk vjen kthesa

Tirana u mund sërish, fitorja nuk po duket dhe tashmë situata është delikate. Trajneri Ze Maria, në mikrofonin e “Gol pas goli” në Supersport, e pranon se tashmë nuk ka më justifikime apo kohë për prova, skuadra duhet të bëjë kthesë urgjente dhe vetë braziliani premton ndryshim. Sipas tij, tani e tutje do të luajnë vetëm më të mirët dhe nëse nuk ka reagim, paguan vetë ai…

 

– Kërkuat kohë për të parë Tiranën më të mirë, por një tjetër humbje e rëndë?

– Luajtëm në mënyrë naive, e pabesueshme, nuk mund t’ia lejojmë vetes të pësojmë gola të tillë. I pari në kundërsulm, me ne në kundërsulm, i dyti me një gabim në mbrojtje dhe i treti kur po sulmonim për të barazuar. Tani e tutje është e qartë që koha dhe durimi morën fund, nuk mund të bëjmë asnjë gabim dhe unë duhet të bëj zgjedhjet, pa menduar më për asnjë justifikim.

– Cilat zgjedhje do të bëni?

– Zgjedhjet i kam bërë gjithmonë, por tashmë kemi luajtur tre ndeshje, i kam parë të gjithë lojtarët dhe do të luajnë vetëm më të mirët, pa justifikime për formën fizike, ardhjen me vonesë e gjëra të tilla.

– Fitore e Kukësit, apo humbje e Tiranës?

– Kur fiton 3-1, ke meritë, absolutisht. Kukësi tregoi që është një shkallë mbi Tiranën, por edhe ne gabuam shumë dhe e ndihmuam. Duhet të ndryshojmë dhe të rritemi sa më shpejt, duke menduar për ndeshjet e ardhshme në kampionat e kupë.

– A kanë luajtur gjithnjë më të mirët, meqë thoni që tani e tutje do luajnë vetëm ata?

– Kam dashur t’u jap të gjithëve shansin për të treguar se mund të luajnë te Tirana. Nuk i gjykoja dot pa luajtur, tani kanë pasur mundësi të tregojnë veten dhe do të luajnë vetëm ata që më kanë bindur.

– Cila skuadër të pëlqeu sot, e pjesës së parë apo e të dytës?

– Nëse ndalemi vetëm te ndeshja e sotme, pjesa e parë ishte e dobët, por edhe në të dytën bëmë disa gabime. Kemi bërë ndryshime në vendosje taktike, duke provuar jo pak. Tani vjen edhe një sulmues i ri, Oduamadi, të shohim si do jetë fizikisht dhe mund të bëjmë ndryshime.

– A i keni të qarta idetë tani e tutje për lojtarët që do të luajnë?

– Po, tani kam një ide të qartë si duhet të luajmë dhe cilët duhet të luajnë. Ishin shumë lojtarë që nuk e njohin Superioren dhe as unë nuk i njihja mirë, ndërsa tani mund të vendos me saktësi.

– Goli i parë sezonal, ndaj një djalosh 17-vjeçar si Muçi.

– Këtë i thashë edhe ndihmësit e mi, më ka bërë përshtypje, është diçka e bukur që një lojtar i ri tregon dëshirë dhe arrin të shënojë, duke treguar se e meriton të luajë. Unë nuk shoh moshën e lojtarit, nëse ai do të luajë kështu, do të jetë shpesh në fushë.

– Çfarë do të ndodhë nëse skuadra nuk ndryshon ritëm?

– Do të duhet ndryshim trajneri, është e thjeshtë. Nuk bëj lojëra fjalësh, është më e lehtë të iki një person, sesa 25. Duhen rezultate, përndryshe unë iki, e di mirë.

– Ndërruar tre lojtarë gjatë ndeshjes, ka disa lojtarë që duken të pakënaqur dhe ka probleme, e konfirmoni?

– Jo, ne nuk varemi nga një apo dy lojtarë. Dolën kapiteni apo Doka, por skuadra luajti mjaft mirë në pjesën e dytë. Doka është lënë jashtë për arsye teknike dhe taktike, por nuk ka asnjë problem brenda skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online