Bajerni synon rinovimin e mbrojtjes, sytë nga ylli i Lajpcig

Bajerni i Mynihut në merkaton e janarit afroi Alfonso Dejvis, por edhe zyrtarizoi marrëveshjen me Benxhamin Pavard, i cili do të veshë fanellën e bavarezëve duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Gjithashtu, në media u përfol shumë për blerjen e mundshme të Lukas Hernandez, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Fillimisht, u mendua se gjithçka ishte e kryer dhe francezi do të kalonte në radhët e ekipit gjerman, por lojtari vendosi të qëndrojë te Atletiko, të paktën deri në fund të sezonit. Spekulimet vijojnë, që mbrojtësi do të kalojë në “Allianz Arena” merkaton e verës, por Bajerni duket se nuk kërkon të humbasë kohë, në rast se përsëri dështon operacioni “Lukas Hernandez”.

Siç thuhet së fundmi në mediat gjermane, drejtues të ekipit bavarez po shqyrtojnë mundësinë për të transferuar Dajot Upamekanon në radhët e tyre. Gjiganti i mbrojtjes luan me Lajpcig, duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e tij.

Sipas raportimeve, thuhet që Bajern e ndjek prej kohësh 20-vjeçarin, më saktë që në Europianin e moshave U-17, të zhvilluar në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online