Në ditët në vijim shtatë ekipe të trevave shqiptare do të testojnë veten në arenën evropiane. Kampionët e Partizanit, Shkëndijës dhe Feronikelit do ta nisin të parët aventurën në kualifikueset e Champions League.
Kampionët e Kategorisë Superiore presin në Tiranë azerët e Karabag, ku kompanitë e basteve e kuotojnë fitoren e demave me koeficientin 4.33 duke favorizuar ndjeshëm skuadrën udhëtuese. Në një pozitë të krejt të kundërt gjendet Shkëndija fitorja e secilës në transfertën estoneze ndaj Nome Kalju ka koeficientin e ulët 1.46. Ndërkohë Feronikeli do ta ketë tejet të vështirë ndaj kampionëve të Uellsit, fitorja e ekipit nga Drenasi në transfertë ndaj TNS shoqërohet me koeficientin 5.75.
Në kualifikueset e Europa League asnjë prej ekipeve shqiptare nuk futet në takim si favorit. Kukësi, Teuta, Laçi dhe Shkupi do të duhen të bëjnë surprizën në ndeshjet përkatëse. Koeficientin më të ulët e kanë durrsakët e Teutës, fitorja e secilës ndaj Ventspils ka koeficientin 3.96, ndërsa koeficienti më i lartë i takon Laçit që edhe pse është ekipi pritës ka kuotën 7.68 ndaj izraelitëve të Hapoel Ber Sheva.