Kulibali:  Moment shumë i mirë për mua, më tremb ambienti në Beograd

Kalidu Kulibali është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Napolit dhe sot ka dalë në konferencë për shtyp. Kundër Crvena Zvezdës në Beograd mbrojtësi e pranon se do të jetë e vështirë, për shkak të atmosferës që krijohet në stadium.

“Kemi bërë keq në ndeshjet e vjetshme jashtë shtëpisë në Champions dhe nesër do të jetë e vështirë. Duam të luajmë mirë, e dimë që është e vështirë ta nisësh mirë në Champions dhe mbi të gjitha në Beograd. Marakana është lojtari i 12-të në fushë për Crvena Zvezdën”.

RIVALITETI – Pavarësisht se Liverpuli dhe PSG shihen si favoritë, Kulibali bën të qartë objektivin e Napolit: “Ne do të bëjmë pjesën tonë dhe nuk e nënvlerësojmë Crvena Zvezdën. Do bëjmë gjithçka për të kaluar grupin. Vjet nuk e bëmë diçka të tillë dhe sivjet duhet të jetë një objektiv për ne. E përsëris, do bëjmë gjithçka për të kaluar në raundin tjetër”.

BESIMI TE ANÇELOTI – “Shumë. E dinim se ishte e vështirë të ndryshosh, por jemi në rrugën e duhur. Kemi ende punë për të bërë dhe nesër nis Champions-i, që është diçka tjetër. Në kampionat kemi humbur tre javë përpara dhe së fundmi kemi bërë mirë. Tani është momenti të kthejmë faqen”.

“Skuadra më e kujdesshme në kampionat se në Champions? Është një problem i së shkuarës, Ndoshta keni të drejtë, por tani do t’i kushtojmë vëmendje të gjitha kompeticioneve. Mezi presim të luajmë, pasi Champions-i është një ëndërr për çdo fëmijë”.

GJENDJA FIZIKE – “Jam mirë, ndihem mirë dhe i lumtur që jam te Napoli. Për mua është një moment shumë pozitiv në jetën time. Pas kampionatit botëror e dija që ishte e vështirë për të nisur kampionatin, por u mundova të plotësoj të gjitha kërkesat e trajnerit sa më shpejt të ishte e mundur. Ai më ka ndihmuar shumë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

FRIKA MË E MADHE – “Mua më tremb ambienti, por e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Ky stadium është mitik dhe ata kanë një skuadër të fortë. Nuk do duhet të nënvlerësojmë asgjë, edhe sepse kur të tërheqin tifozët gjithçka bëhet shumë më e vështirë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online