San Siro i mbushur plot, Interi pa dy titullarë

Interi është gati për ndeshjen e nesërme me Totenhemin në shtëpi. Trajneri Luçiano Spaleti nuk do ta ketë të plotë ekipin për këtë takim, pasi dy prej titullarëve të rëndësishëm kanë probleme dëmtimesh.

Nuk është rrezikuar me Lautaro Martinez. Argjentinasi ka pësuar një dëmtim që e la jashtë për ndeshjen me Parmën, ndërkohë që u raportua edhe më parë se është në dyshim për takimin me Totenhemin.

Nuk mund të rrezikohej me të, pasi hematoma nuk i kishte kaluar plotësisht dhe mjekët kanë menduar ta lënë të rikuperohet plotësisht, pasi do të pësonte ndonjë dëmtim më të rëndë që do e linte për një kohë më të gjatë jashtë fushave të blerta. Jashtë për këtë takim është edhe mbrojtësi kroat Vërsaljko.

LOJTARËT E GRUMBULLUAR PËR NDESHJEN ME TOTENHEMIN

Portierë: Handanoviç, Padelli, Berni;
Mbrojtës: De Vrij, Ranokia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Shkriniar;
Mesfushorë: Veçino, Nainggolan, Borja Valero, Brozoviç;
Sulmues: Ikardi, Keita Balde, Politano, Perishiç, Kandreva.

ATMOSFERA – Tifozët zikaltër, edhe pse u mposhtën së fundmi në shtëpi nga Parma në kampionat, kanë nxituar të blejnë biletat për ndeshjen me Totenhemin. Janë shitur plot 62500 bileta – në këtë shifër përfshihen edhe 200 biletat për miqtë – dhe kanë mbetur edhe një numër i vogël në shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online