Cungu buzëqesh, dy rikthime të rëndësishme

0

Kukësi mori tre pikë me vlera ndaj Teutës në transfertë, madje e bëri diçka të tillë duke pasur mungesa të rëndësishme në formacionin. Kapiteni Ylli Shameti, por edhe mbrojtësi Rrumbullaku nuk u aktivizuan në Durrës.

Të dy për shkak dëmtimesh u detyruan ta ndjekin takimin nga tribuna, por së fundmi ka lajme të mira. Ata janë përgatitur me grupin në seancën e fundit stërvitore dhe pritet që të jenë në dispozicion të trajnerit Cungu për ndeshjen e radhës.

Verilindorët presin Kamzën e drejtuar nga Klodian Duro. Synimi është fitorja, pasi edhe objektivat e Kukësit janë madhore. Atmosfera në kampin blu është mjaft e mirë, ndërkohë që tanimë edhe grupi është më i plotë. Mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit të Musollit, që u zëvendësua që në pjesën e parë kundër Teutës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.