Kukësi rikthehet në “Zeqir Ymeri”, por për miqësore

Pushimi i kampionatit i jep mundësinë Kukësit që të zhvillojë një ndeshje miqësore ditën e premte. Verilindorët do të përballen me Lirinë e Prizrenit në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Njoftimi vjen nga klubi verilindor.

“Skuadra e Futboll Klub Kukësit, me date 16 nëntor 2018 ora 14:00, do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e Ilirisë së Prizrenit.

Rreth një vit më parë, në ndeshjen e parë miqësore Iliria e Prizrenit – Kukësi, këta dy ekipe u ndanë në barazim ku skuadrat arritën të shënonin nga 3 gola.

Rikthehemi pas një periudhe të gjatë në “Zeqir Ymeri” dhe ju bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, në veçanti tifozëve kuksianë, të mbështesin skuadrën e zemrës pasi hyrja në stadium do të jetë pa pagesë.

Shpresojmë që shumë shpejt të arrijmë të zhvillojmë të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kupës së Shqipërisë si dhe ato të arenës ndërkombëtare në stadiumin e qytetit tonë pasi deri tani ka ndikuar shumë negativisht në vazhdimësinë e ekipit duke mos ju dhënë tifozëve mundësinë e mbështetjes së drejtpërdrejtë për skuadrën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online