Interi bllokon Keita Balde, gafa e pabesueshme e Senegalit!

Shqipëria kërkoi nga Metz 13 ditë përpara që Ivan balliu t’i bashkohej kombëtares për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin, por klubi francez refuzoi. Rregullorja thotë që duhet njoftuar klubi dy javë përpara. Një ditë vonesë dhe Panuçi duhet të gjente një tjetër zgjidhje. Livingstoni, edhe pse ia thirrën Egli Kajën në momentet e fundit, nuk tha “jo”.

Por ka edhe raste të tilla, kur ftesa për futbollistin dërgohet në e-mailin e gabuar. Ka ndodhur me Senegalin, që ftesën për Keita Balde e ka dërguar në e-mailin e gabuar. Tanimë Interi nuk e lejon sulmuesin anësor t’i bashkohet kombëtares së tij.

“Ne e kemi dërguar ftesën në adresën e vjetër, që Interi nuk e përdor më. Ata e ndryshuan adresën e tyre dhe na dërguan një letër për të na vënë në dijeni për këtë. Në kushtet aktuale, lojtari nuk mund të lëvizje, pasi klubi i tij nuk është dakord”, ka shpjeguar Abdulaje Sou. Kështu, Keita Balde nuk do të jetë i gatshëm për Senegalin në ndeshjen kundër Guinesë Ekuatoriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online