Falja e Ngo | “Te Tirana vendos unë”, veto e Halilit apo e Memës?

Tirana duket se pas ndeshjeve të kombëtareve do ta ketë grupin e lojtarëve më të plotë. Si fillim gati do të jetë mesfushori Asion Daja, i cili përfundoi pezullimin prej kartonëve të verdhë. Dorian Kërçiku gjithashtu shpresohet të rikuperohet.

Trajneri Ardian Mema, por edhe vetë lojtari, ka thënë se pas pushimit të kampionatit lojtari i linjës së djathtë do të jetë gati. Sytë janë edhe nga Dejan Blazhevski. Sulmuesi maqedonas është dëmtuar dhe prej javës mungon.

Kur po rikuperohej ai pati sërish probleme dhe mjekët parashikuan se do të duheshin rreth katër javë që të rikuperohej. Ndeshja e radhës me Skënderbeun luhet më 25 nëntor. Në kampin bardheblu besojnë se Blazhevski do të jetë gati. Gjithsesi nuk duhet nxituar, pasi mund të rrezikojë një mungesë edhe më të gjatë.

MAJKËLL NGO – Refik Halili, në konferencën për shtyp ku u njoftua “divorci” me Ze Marian, u shpreh se nga ky moment do të vendosë vetë në klubin e tij. “Ne njihemi të gjithë dhe nëse doni pyesni Dajën, apo Josën, nëse unë ndërhyj në formacion. Pyeteni dhe Ze Marian. Nga sot e tutje do të ndërhyj, do të pyetem unë dhe më pas do të vendoset, por nuk do ta bëj unë formacionin”.

Halili nuk shquhet për ndërhyrje, madje me brazilianin Ze Maria u rinovua kontrata edhe me qëllimin që të shmangeshin shumë ndërhyrje që mund të bëheshin. Gjithsesi tanimë në krye të ekipit është Ardian Mema. Ky i fundit ka pasur një përplasje me sulmuesin Majkëll Ngo, i cili u pezullua dhe u dërgua tek ekipi i dytë.

Anglezi tashmë është rikthyer në ekip dhe kurioziteti më i madh lidhet me atë që ka marrë vendimin: presidentin Halili, apo trajnerin Mema. Nga ajo çka ka deklaruar vetë tekniku, me shumë mundësi ka qenë presidenti ai që ka vendosur. Gjithsesi duhet pritur një qëndrim i klubit në lidhje me faljen e Ngo.

DEKLARATA E MEMËS PËR SULMUESIN – “Nuk jam për të dënuar njerëz, por për të menaxhuar grupin. Për këtë duhet kujdes. Ka qenë një moment që e kam pezulluar. I thashë dil jashtë pasi goditi një me bërryl dhe me shkelm. Nuk e përzura nga ekipi, thjesht i thashë dil jashtë për veprimin që bëri. Këto janë normale në futboll. Nuk isha për ta dënuar. Por në momentin që më erdhi afër dhe më tha diçka në anglisht, që nuk ma zë goja ta them, u vu në diskutim personaliteti im para grupit. Nuk dua të them që jam unë i pari, jemi të gjithë bashkë. Do të bëjë të njëjtin veprim nëse do të fyente dikë tjetër, apo dikush tjetër dikë tjetër. Duhet disiplinë, të duam njëri-tjetrin, pasi jemi si familje. Duhet krijuar një fizionomi si klub. Nëse nuk ka grup, ka probleme”, u shpreh Mema në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën, kur u pyet nëse do ishte momenti për ta falur Ngo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online