Kukësi nuk gjen rehat, ndryshon stadiumi për ndeshjen me Kastriotin

0

Kukësi do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së dytë ndaj ekipit të Kastriotit. Verilindorët këtë vit siç dihet po e vuajnë shumë faktin se nuk kanë një stadium të tyrin, pasi siç dihet “Zeqir Ymeri” nuk i përmbush kriteret për të pritur një ndeshje të Kategorisë Superiore.

Edhe pse në javët e fundit skuadra kuksiane i ka luajtur ndeshjet në Kamzë, do të ndryshojnë shtëpi për sfidën me krutanët. Do të luhet në ”Elbasan Arena” ndeshja e programuar të luhet të dielën në orën 13:30.

Kukësi vjen nga një ecuri pozitive prej 4 ndeshjesh pa humbje, duke mos pësuar asnjë gol. Siç dihet, pretendimet e nëkampionëve janë madhore dhe synohet me çdo kusht titulli, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.