Sot, Kukësi ka ka kryer seancën e parë stërvitore pas eliminimit në Europa League. Tashmë me në krye trajnerin Duro, verilindorët janë të fokusuar te kampionati dhe te Kupa e Shqipërisë. Kjo seancë e parë stërvitore nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi plot 6 futbollistë nuk janë paraqitur.
Rama, Musolli, Frashëri, Shameti, Cuculi dhe Kitanovski janë lojtarët që nuk kanë preferuar të paraqiten në seancën e parë stërvitore dhe me shumë gjasa, do të jenë të larguar nga blutë. Përveç mungesave, ka pasur dhe një lojtar të ri në stërvitje. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Maqedonia, Armend Çajani, i cili ka luajtur më parë me Shkupin dhe Genc Kalemler.