Kujtimet e Gëces: Psikolog dhe origjinal, ju tregoj Klopin që nuk njihni

Trajnerët janë shumë të rëndësishëm në jetën e një futbollisti. Ata mund t’i japin udhë një karriere të madhe. Kështu është edhe historia e Mario Gëce dhe Jurgen Klop. Mario është ndalur të flasë gjatë për trajnerin që i dedikohet karrierën. 26-vjeçari kulmin e karrierës së tij e shënon me atë gol të shënuar në finalen e Botërorit të 2014-ës ndaj Argjentinës së Leo Mesit.

Sulmuesi tregon dy anët e personalitetit të trajnerit dhe mënyrën e veçantë sesi sillej me të. E vlerëson shumë besimin e tij. “Klop besoi te unë kur isha 17 vjeç. Më vjen për të qeshur kur e shoh sesa i natyrshëm është para mediave angleze. Është aq origjinal dhe thotë çdo gjë që mendon. Por kjo nuk është e gjithë pjesa e personalitetit të tij. Ka një anë tjetër mjaft të egër.”

“Kur isha një adoleshent dhe nuk jepja maksimumin, ai më afrohej dhe bërtiste me gjuhën e tij të rëndë. Pas stërvitjes më merrte menjanë dhe më thonte: ’Mario si je ti? Flasim pak për jetën, çfarë po ndodh?’. Ai dinte gjithmonë si të sillej me mua. Ka një personalitet të veçantë”, u shpreh Gëce për ish-trajnerin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online