Kryeministri Rama: Kukësi, jo më si skuadër refugjatësh! Ndërtojmë stadiumin

Kukësi po shtegton sa në një stadium në tjetrin këtë sezon, pasi aktualisht stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk i plotëson kushtet për t’u luajtur ndeshje të Kategorisë Superiore. Prej kohësh është folur për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe kryeministri Edi Rama ka premtuar se shumë shpejt do të ndërtohet.

DEKLARATA E RAMËS – “Patjetër që do të kishte qenë mirë që Kukësi të kishte stadiumin e vet kur doli kampion apo që skuadra e Kukësit të mos jetë e detyruar të shkojë e të luajë në Elbasan ndeshjet ndërkombëtare, apo të shkojë e të luajë aty ku luan me çantë në krahë sikur janë skuadra refugjatësh brenda Shqipërisë.

Mirëpo gjërat bëhen kur jepet mundësia, tani e kemi mundësinë të ndërtojmë stadiumin e ri të Kukësit dhe do ta ndërtojmë. Kemi përcaktuar financimin, do bëjmë stadium model, stadium të standardeve që kërkon UEFA, në mënyrë që jo vetëm të keni atë që ju takon të gjithë sportdashësve të Kukësit, jo vetëm të ketë atë që i takon këtij qyteti por edhe kur ju takon të luani në aktivitete ndërkombëtare të luani këtu në Kukës.

Stadiumi nuk është thjesht për sportdashësit, por është për komunitetin dhe ekonominë, sepse vetëm nga lëvizja që krijohet, pasi po diskutonim dhe me presidentin e klubit të Kukësit, aeroporti sjell 300 mijë kafe në vit më shumë, simbolikisht tregon se çfarë lëvizje dhe ekonomie qarkullon në aeroport.

Po kështu lëviz ekonominë, edhe me sportin, aq më tepër kur qyteti ka një skuadër që i mbron ngjyrat e komunitetit, ku kjo krijon edhe një lidhje, pasi bota investon në këtë lloj sporti me të drejtë. Tifozëria dhe publiku e vlerësojnë këtë investim madhor që i jep mbështetje futbollit dhe rikthen tifozërinë në stadium. Presidenti i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici ka kohë që këmbëngul për ndërtimin e këtij stadiumi pasi ekipi i Kukësit këtë sezon futbollistik po luan jashtë fushës së saj”, është shprehur kryeministri Rama, sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të klubit verilindor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online