Sulmuesi i Flamurtarit këput ligamentin, do mungojë gjatë

Në verë u rikthye nga Liria e Prizrenit, ku ishte lënë në huazim dhe të gjithë prisnin që sivjet të kishte më shumë hapësira. Por lajmi i parë që mësohet për Abduljae Ibrahim Tungara është ai i operimit në gju.

Lojtari nga Mali ka këputur ligamentin dhe do të duhet të qëndrojë për të paktën katër muaj larg fushave të blerta. “Sulmuesi Abdoulaye Ibrahima Toungara ditën e sotme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në ligamentin Kruciat Anterior në gjurin e majtë. Shërim sa më të shpejtë. Të presim më të fortë pas dëmtimit në fushën e lojës”, shkruhet në faqen zyrtare të Flamurtarit.

Sulmuesi 19-vjeçar provoi të debutonte një vit më parë në Superiore dhe shënoi një gol në ndeshjen kundër Kamzës fazën e dytë. Për Tungara pati pak minuta në dy ndeshje dhe më pas u huazua në Kosovë te Liria, që drejtohej asokohe nga Bledi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online