Reali i Madridit po kalon një krizë totale dhe eliminimi i turpshëm në Ligën e Kampionëve i vuri kapakun një jave për t’u harruar. Kjo situatë aspak pozitive e Realit ka bërë që të flasë e gjithë bota. Edhe futbollistët shqiptarë kanë komentuar për momentin e Realit, ku pas Tefik Osmanit, ka reaguar dhe Mirlind Daku.
Ky i fundit luan për Osijekun në kampionatin kroat të fubollit, ku ka shënuar 2 gola në 12 ndeshje deri më tani. Lojtari i përfaqësues U21 të Kosovës ka bërë një postim shumë origjinal në “Facebook”-un e tij e zyrtar, ku shkruan: “Santiago Solari nuk e di si lojtar, por si trajner është i barabartë me të gjithë trajnerët në Superligën e Kosovës”.