Beteja me Kukësin, te Partizani rrezikon vetëm një

Partizani të premten përballet me Teutën dhe do kërkojë të marrë pikët e plota. Një ndeshje që luhet pa praninë e tifozëve, ndërkohë që java është e ngjeshur për të kuqtë. Në mesjavë zhvillohet edhe takimi i parë i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Luftëtarit.

Më pas vjen përballja me një tjetër rival në kampionat, Kukësin që renditet aktualisht në vendin e dytë. Te Partizani ka vetëm një futbollist që rrezikon ta humbasë sfidën me verilindorët prej kartonëve dhe ai është mbrojtësi Lum Rexhepi.

Futbollisti 26-vjeçar, edhe pse është aktivizuar në pesë ndeshje në Superiore, është ndëshkuar tre herë me kartonë të verdhë. Kështu ai duhet të ruhet në sfidën me Teutën, në mënyrë të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online