Krahasimi i çuditshëm mes Ozil dhe Ramsej, kritika për gjermanin

Mesut Ozil është një lojtar me cilësi shumë të mëdha, por lojës së tij i mungon kthimi në mbrojtje dhe ndihma për skuadrën në fazën difensive. Gjermani ka qenë një titullar i padiskutueshëm kur në krye ishte Arsen Venger, por me ardhjen e Unai Emeri, ka ngrohur shpeshherë stolin.

Emeri nuk e ka kritikuar vetë publikisht gjermanin, por analistë në Angli e kanë kuptuar arsyen për Ozil nuk aktivizohet. Madje, Hurston, një analist i njohur, e ka krahasur me Aron Ramsej, që do të largohet te Juventusi në fund të sezonit.

“Aron e di që do të largohet dhe sërish jep 100% për skuadrën. Kthehet mbrapa, vrapon, ndihmon skuadrën. Ozil? Merr ato para që ka në kontratë dhe qëndron në sulm. Arsenali ka nevojë për lojtarë që vrapojnë dhe mendoj që Ozil do të largohet në verë”, përfundoi Hurston.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online