Mateo Kovaçiç është i huazuar te Çelsi nga Reali Madridi dhe anglezët kanë të drejtën e blerjes. Kroati ka qenë një lotar stabël më blutë, duke startuar 35 herë si titullar, megjithatë ka një problem. 24-vjeçari me ardhjen e tij u pretendua se do të ishte një lojtar i tipit Frenk Lampard, që do të shënonte gola dhe do të asistonte. Por nuk po ndodh kështu.
Kroati regjistron vetëm dy asiste në këtë sezon megjithëse është një mesfushor i avancuar. Ky fakt ja sfumon idenë e blerjes Çelsit. Londinezët nuk e shohin si një mendim të mirë të shpenzojnë 45 milionë euro për një lojtar që nuk krijon. Ndërkohë që me blerjen e Kovaçiç do “vihej shqelmi” një talenti tjetër të bluve, që është Mason Maunt. 20-vjeçari është i huazur në Holandë te Vitese dhe po tregon një nivel shumë të lartë. Në dy vite në Eredivise ai ka shënuar 25 herë dhe asistuar 15.