Reja: Besimin shpresoj t’ua shpërblej me rezultate, Hysaj shumë i zoti!

Edi Reja u zyrtarizua pak kohë më parë si trajneri i ri i kombëtares sonë, me italianin që ka shumë eksperiencë, sidomos në vendin e tij.

I intervistuar së fundmi nga presigjiozja “Corriere dello Sport”, Reja foli për shumë tema, ku ndër të tjera u pyet edhe për kombëtaren e Shqipërisë si dhe për Elseid Hysajn, i cili luan te Napoli, një klub që trajneri e ka drejtuar më parë dhe ka një lidhje të fortë.

73-vjeçari tha se ishte një kënaqësi që vijon të jetë në stol dhe se kjo gjë i bën mirë dhe për shëndetin. Gjithashtu, Reja shtoi se besimin që i ka dhënë Shqipëria, shpreson t’ia shpërblej me rezultate pozitive.

PANKINA E SHQIPËRISË – “Më bën të ndihem i mirë dhe mendoj se më bën mirë dhe për shëndetin. Gjithashtu, më jep dhe kënaqsi dhe sadisfaksion. Propozimi i papritur i Shqipërisë ka qenë një vlerësim i mëtejshëm për atë që kam bërë, sadopak qoftë. Shpresoj t’ua shpërblej me rezultate.”

HYSAJ – “I zoti, shumë i zoti. Djalë serioz, me skrupuj, taktikisht inteligjent, i zoti të të japë ekuilibrat që duhen në mbrojtje, që janë vendimtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online