Kovaçiç drejt largimit, gati huazimi në Angli

0

Mateo Kovaçiç mund të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga Real Madrid. Dje u raportua se kroati nuk ndihet mirë në Madrid dhe ka resuar që të dalë në stërvitje, duke i shytuar zërat e largimit.

Sot “Marca” raporton se ka ardhur një propozim nga Anglia, me Çelsin që ka nisur negociatat për të huazuar mesfushorin. Tekniku Sarri ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip dhe drejtuesit menjëherë kanë nisur negociatat.

Mësohet se marrëveshja është drejt përfundimit dhe me shumë gjasa 24-vjeçarin edicionin e ri do ta shohim në bluzën e “bluve” të Londrës. Kovaçiç nuk ka gjetur shumë hapësira tek kampionët e Europës dhe koj gjë e ka shtyrë që të kërkojë një aventurë të re. Kroati në të shkuarën, përveç se me Realin, është aktivizuar dhe tek Dinamo Zagreb dhe tek Interi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.