Niko Kovaç nuk u përmbajt aspak në daljen për shtyp në përfundim të ndeshjes ndaj Bajer Leverkuzën, që u mbyll me humbjen 3 – 1 të skuadrës së tij. Dy vendime të arbitrave u kritikuan nga trajneri i Bajernit të Mynihut.
NDESHJA – “Rezultati nuk përkon me lojën e bërë në fushë. Ishte një ndeshje me shumë raste. Mund të ishte mbyllur në barazim. Patëm shumë raste për shënim. Ata gjuajtën katër herë në portën tonë dhe shënuan tre gola. E dinim që Leverkuzen do të hidhen në sulm në pjesën e dytë. S’duhet të humbnim kompaktësinë”.
GJYKIMI – “U dha një pozicion jashtë loje për Levandovskin që mund të jepej vetëm me dron, do të kishim qenë 2 – 0. Leverkuzeni nuk ekzistonte fare në pjesën e parë. Ndërkohë, goli i tretë i Leverkuzenit ishte shumë i ngjashëm, shpatulla e Brand ishte pozicion jashtë loje, por u quajt i rregullt. Ai episod ishte vendimtar për fatin e takimit. Vendimet e arbitrave ishin kundër nesh”.
“E vetmja gjë pozitive e kësaj dite është se Dortmundi nuk fitoi. Tani do të na duhet të shfytëzojmë këto mundësi që do kemi në ndeshjet e mbetura. Ishte vetëm një ndeshje, kemi dhe shumë të tjera. S’duhet të humbim besimin”, përfundoi Kovaç.