Kovaç: Ajaksi luajti me zemër! Nuk i mbajnë dot ato lojtarë

Niko Kovaç ka lënë të kuptohet se lajmet mbi interesimin e Bajernit për portierin e Shalkes, Aleksandër Nybel, janë të vërteta.

Në daljen për shtyp që i paraprin takimit të së shtunës ndaj Verder Bremenit, trajneri kroat foli mbi gjendjen e skuadrës. Nuk mungoi dhe një koment mbi ecurinë e Ajaksit në Champions League.

VERDER BREMEN – “Kundërshtari është në një formë shumë të mirë. Statistikat që kanë janë të admirueshme. Do të përballemi dhe në kupë, por për momentin mendojmë vetëm për kampionatin”.

JUVENTUS-AJAX – “Ishte një ndeshje ku u luajtur futboll i hapur. Ajaksi kishte freski dhe dinamizëm. Më pëlqen ai lloj futbolli. Taktikat dhe zemra janë dy gjëra të ndryshme. Ajaksi ka luajtur me më shumë zemër se çdo ekip tjetër. Fatkeqësisht lojtarët e tyre do të largohen në drejtim të klubeve më të mëdha”.

NYBEL – I pyetur nga gazetarët në lidhje me lajmet që po qarkullojnë mbi interesimin e Bajernit për portierin e Shalkes, Aleksandër Nybel, Kovaç u përgjigj: “Për këtë gjë pyesni Brazon (drejtori Salihamixhiç). Mund të them se e kam parë disa ndeshje dhe është një lojtar cilësor”.

DËMTIMET  – “Ulrajsh do të jetë sërish  në portë, kam besim te plotë tek ai. Po bën një punë të shkëlqyer duke zëvëndësuar Nojerin. Humels po shfaq ende probleme, por në fund do të vendosë stafi mjekësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *