Kostakurta: Bakajoko bëri të mbushej kupa, Romanjoli po gabon gjithnjë!

Milani po kalon padyshim një ndër momentet më të errët të sezonit, me kuqezinjtë që renditen në vendin e shtatë, me shpersat për Champions që po shuhen nga java në javë.

Së fundmi, Bakajoko u vonua për në stërvitje, ndërsa trajneri Gatuzo vendosi të ndëshkonte të gjithë ekipin, duke i mbajtur të grumbulluar deri në sfidën ndaj Bolonjës. Lidhur me gjendjen e kuqezinjve, ka folur një legjendë si Billi Kostakurta, i cili është ndalur edhe te Romanjoli, të cilin e ka kritikuar ashpër.

BAKAJOKO – “Skuadra duhet shkundur në ndonjë mënyrë, në stërvitje, në fushë apo në grumbullim të detyruar. Besoj se vonesa e Bakajokos ka qenë pika që ka bërë të derdhet gota, sepse një vonesë mund të ndodhë, edhe pse nuk ishte hera e parë.

Duhej një shkundje, paraqitjet e skuadrës kohët e fundit kanë qenë mediokre. Bakajoko ishte thjesht justifikimi, sepse besoj se Gatuzo kishte kohë që mendonte se duhej bërë diçka. Gjeste të tilla mund të nevojiten, por duhet gjetur mënyra dhe momenti i duhur. Duhet edhe autoritet”.

ROMANJOLI – “E mori atë karton të kuq si pasojë e gjithë protestave. Një kapiten i Milanit nuk mund të protestojë në atë mënyrë, gjithmonë. Nuk është e mundur, Romanjoli është një djalë inteligjent dhe nuk mund të bëjë gafa të tilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online