Kosova dhe Skënderbeu, “skaneri” i Fidan Alitit

Fidan Aliti është një nga liderët e Skënderbeut. Gjatë kësaj vere ka pasur shumë largime dhe mbrojtësi i Kosovës, së bashku me Radas, Vangjelin dhe Muzakën duhet të jenë lider te korccarët.

“Nga Skënderbeu janë larguar shumë lojtarë dhe është e vështirë t’i zëvendësosh pasi ata përbënin boshtin e skuadrës sezonin e kaluar, megjithatë të gjithë lojtarët që janë aktualisht pjesë e ekipit po japin maksimumin. Do të duhet pak kohë që ata të adaptohen mirë, por janë lojtarë shumë kualitativë”, nis rrëfimin në emisionin “Zona Gol” në Supersport Aliti.

Mbrojtësi flet edhe për qëndrimin te Skënderbeu, por edhe për faktin që kanë Orgesin Shehin trajner. “Unë nuk kam patur dyshime për qëndrimin, por në drejtimin tim kanë ardhur disa oferta nga klube të ndryshime. I jam shumë mirënjohës Skënderbeut dhe jam i lumtur që jam te kjo skuadër. Nëse do të largohem një ditë, nuk do të jem vetëm unë që do të vendosë, por edhe klubi që kërkon të përfitojë nga ndonjë transferim i mundshëm i imi. Shehi trajner? Është diçka shumë e bukur. Ai është një profesionist i madh. E ka nisur mirë dhe mendoj se do të bëhet një trajner i shkëlqyer”.

KOSOVA – “E kemi nisur mirë, por duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të japim më të mirën tonë dhe të synojmë të tjera fitore. Ujkani si kapiten është shumë i rëndësishëm për ne. Ka shumë eksperiencë. Ne jemi një ekip i ri dhe një lojtar si Ujkani na duhet, pasi na motivon dhe na mban me këmbë në tokë. Besoj se Kosova po ecën shumë mirë. Tashmë kemi edhe një stadium tonin. Ndaj Ishujve Faroe kishim edhe lojtarin e 12-të, që ishin tifozët tanë. Por kishim edhe atë njeriun me numrin 9, pikërisht Fadil Vokrrin. Ai na dha një tjetër shtysë drejt fitores.

Kundërshtari më i rrezikshëm? Mendoj se Azerbajxhani, pasi është një nga skuadrat më të forta të Ligës D. Trajneri? Bernard Shaland është një trajner me shumë eksperiencë. Ka fituar edhe kampionatin në Zvicër me Zurihin në një kohë kur ishte shumë e vështirë të lije pas Bazelin. Në momentin që ka ardhur ai i ka bërë një analizë ndeshjeve tona të mëparshme dhe na ka vënë dukje se ku kemi gabuar. Mendoj që eksperienca e tij na ka ndryshuar fytyrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online