Konfirmohet Ngo, Mema: E prisnim sot, ka diçka që më çudit!

Tirana triumfoi ndaj Bylisit 5-1 në miqësore dhe kur mëson rezultatin shumëkush mendon se bardheblutë kanë shkëlqyer. Në këtë periudhë janë të pakta ekipet që shfaqen mirë në fushë dhe Tirana e Ardian Memës nuk bën përjashtim. Kreun e pankinës bardheblu e shqetëson diçka: kritikat për ndeshjet miqësore në Maqedoninë e Veriut.

“Është fazë përgatitore dhe si e tillë shoqërohet me shumë oshilacione te futbollistët. Mendoj se parësore është stërvitje, jo rezultatet e ndeshjeve. Kam parë disa shkrime nëpër portale, duket e çuditshme. Faza përgatitore ka për qëllim harmonizimin e veprimeve në të gjithë sektorët e fushës. Gjithashtu vijnë edhe lojtarë të rinj në ekip dhe normalisht duhet të njohin lojën e njëri-tjetrit dhe filozofinë e trajnerit.

Çdo gjë do kohën e vet. Megjithatë ekipi ka luajtur shumë më mirë se sot në miqësoret e zhvilluara në Maqedoni. Gjatë gjithë kohës kemi luajtur me një portë me kundërshtarin dhe nuk e kam kuptuar se di na ndodhi. Gjithsesi kjo është diçka mediatike dhe secili do të bëjë punën e vet. E preka, pasi më është dukur shumë e çuditshme kjo pjesë”, u shpreh Mema pas ndeshjes për mediat.

TIRANA NË RRUGËN E DUHUR – “Edhe unë kam dilemat e mia, pasi jo çdo gjë është perfekte. Nuk ndodh që gjërat të ndryshojnë sapo të fillosh stërvitjen. E thashë edhe më parë, çdo gjë do kohën e vet. Mua më krijohet mundësia të shoh problemet që kemi dhe të marrim masat që të rregullojmë gjithçka që të shkojnë gjërat mbarë në kampionat”, shtoi trajneri i Tiranës, i pyetur nëse skuadra e tij po ecën në drejtimin e duhur.

PËRFORCIMET – Te Tirana do të ketë sërish lëvizje, në hyrje dhe në dalje. Diçka e tillë paralajmërohet edhe nga tekniku Mema: “E kam thënë edhe në fillim të fazës që kjo është një listë paraprake, do kemi një listë përfundimtare. Do ketë prurje të reja në skuadër dhe shpresoj që të plotësojmë të gjitha pozicionet si duhet. Më pas të arrijmë edhe ato rezultate që këtij klubi i duhen, pasi është një klub me histori dhe pritshmëritë janë të mëdha. Pozicionet? Më lejoni t’ua them më vonë, nuk mund të flas tani”.

SULMI – Mema merr në mbrojtje sulmuesin Ismael Dunga, i cili deri më tani ende nuk ka shënuar gol me fanellën bardheblu. “Lojtarët duan kohën e vet. Është një periudhë transitore, pas përfundimit të kampionatit dhe fillimit të stërvitjes. Shpesh herë lojtarët shqiptarë e neglizhojnë këtë pjesë. Është një pjesë që duhet të merren me stërvitje, të paktën tre herë në javë dhe të ruajnë formën e vet”.

Në fund Mema tregon që Majkëll Ngo pritet të bashkohet me Tiranën. Sulmuesi anglez me shumë mundësi do të zbarkojë në Shqipëri nesër ose pasnesër, edhe pse trajneri i bardhebluve thekson se e prisnin shtatlartin që sot, referuar informacioneve që ai kishte. “Me dijeninë time duhet të vinte sot. Nuk e di, duhet të flas me presidentin”, përfundon Mema.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online