Lerda: Skandal, na dënojnë se jemi vend i vogël!

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli pas ndeshjes kundër Sherif Tiraspol. Pas eliminimit, tekniku italian i “Demave” u shpreh:

“Kjo është gjëja më negative absolutisht në futboll. Mund të humbësh e fitosh ndeshje, por në këtë mënyrë të shqetëson shumë. Jemi vend i vogël dhe ndodhin këto raste të dyshimta. Gjyqtari ose duhet të ngrejë flamurin ose jo, nuk ka asgjë për të ndryshuar vendimin. Është e kotë të flasim për rezultat. Komplimente djemve, edhe atyre në pankinë e në tribunë se kanë bërë gjithçka si duhet. Kemi qenë bashkë, kemi dhënë maksimumin dhe mund të merrnim diçka më shumë”.

“Tek episodi fola me gjyqtarin e katërt dhe e pyeta pse u ndryshua vendimi. Sapo pësuam golin pashë vijërojtësin që kishte çuar flamurin dhe isha i qetë. Por ata e ndërruan vendimin dhe nuk kishte si ta shihnin e merrnin vendim ndryshe. Ky është turp, është e turpshme. Nesër kalon gjithçka, por klubi ka pësuar një dëm të madh.
Pyeta arbitrin e katërt, si ka mundësi që arbitri anësor e jep offside, kryesori e jep offside. Anulohet goli. Pastaj, flasin 1 minutë me njeri-tjetrin dhe e anulojnë vendimin. Ai më tha e kanë parë në replay. Në këtë fazë nuk ka fare VAR! Është skandal! Pastaj, nëse do kishte VAR, ai gol prapë do anulohej. Është skandal”.

“Djemve nuk mund t’u them gjë tjetër, kemi bërë tre ndeshje ne lartësinë e duhur, kanë mbajtur lart figurën e Partizanit. Nuk mund ta quaj katastrofë ndeshjen e parë ndaj Sherif në Tiranë, të gjithë kanë bërë mirë. Të jenë krenarë, shumë krenarë se kemi dalë me kokën lart. Ishim në lojë, e kishim raste të rëndësishme, kishim mundësi erdhëm këtu e luajtëm futboll e nuk u paraqitëm keq, luajtëm futboll e patëm mundësi të kalonim. Por përtej rasteve, kishte 5-6 situata ku gjyqtari ndalte lojën kundër nesh, edhe faulli i golit nuk ishte. Pastaj Braun i mori topin kundërshtarit po shkonte në portë, por ai e ndali me 3 futbollistë tanët në zonë. Janë raste që vendosin ndeshjen

Boldor – “Dha paraqitje të mirë, si e gjithë skuadrës. Kemi luajtur me personaliet duke u munduar te bëjmë lojën, kjo është rruga e duhur. Kemi ardhur e luajtur ndaj një skuadre që luan prej 10 vitesh në këtë aktivitet, jemi paraqitur mirë, nuk mund të thuhet ndryshe. Dalim ne kokën lart, nuk e meritonim këtë eliminim. Duhet të duartrokasim të gjithë djemtë, se kanë bërë çdo gjë që ishte në mundësitë tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online