Roma-Atalanta, e orës 20:30, është sfida përmbyllëse e javës së dytë në Serie A. Një takim që pritet të jetë i luftuar, pasi skuadra nga Bergamo ka treguar vlera vitet e fundit, si dhe kampionatin e nisi me një fitore 4-0 nda Frozinones.
Trajneri Gasperini as këtë herë nuk do t’ia besojë portën Etrit Berishës. Mediet italiane raportojnë se titullar pritet të jetë Golini. Por ka lajme të mira përsa i përket Berat Gjimshitit. I lënë në stol në ndeshjen e Europës, lojtari i kombëtares sonë planifikohet të zbresë nga minuta e parë në fushë.
Në sfidën e parë të kampionatit bëri mirë dhe pati vlerësime të shumta për ta. Duket se Gasperini do t’i besojë shpesh këtë sezon Gjimshitit, i cili vjet në Seria A ishte pjesë e Beneventos dhe luajti rregullisht si titullar.
FORMACIONET E MUNDSHME
ROMA (4-3-3): Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Kristante, De Rosi, Pastore; Under, Dzeko, El Sharaui.
ATALANTA (3-4-3): Golini; Toloi, Gjimshiti, Masielo; Hatebur, De Ron, Freuler, Gosens; Pasalicc, Barrou, Gomez.