Kololli gol dhe asist në fitoren e Zyrihut, Lenjani humbet ndaj ish-skuadrës

Benjamin Kololli ka zhvilluar një ndeshej spektakolare në fitoren 5 – 2 të Zyrihut në trasnfertën ndaj Lucernës. Lojtari i përfaqësues së Kosovës ishte autori i një goli dhe një asisti në këtë takim, duke regjistruar rrjetën e pestë në këtë edicion të kampionatit zviceran.

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti luajtën për 90 minuta në fitoren e Bazelit ndaj Luganos. Mesfushori i kombëtares sonë nuk mund t’i shpëtonte kartonit të verdhë në këtë takim, ndërsa sulmuesi nuk arriti të vendoste emrin në listën e shënuesve të takimit që përfundoi me rezultatin 3 – 2.

Sioni i Emir Lenjanit është mundur në shtëpi nga St. Gallen. Mëngjarashi i kombëtares sonë luajti për 90 minuta në takimin ku kishte përballë skuadrën me të cilën ka luajtur për dy vite e gjysmë në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online