Koliçi shqetëson Flamurtarin, Daja: Alternativa kemi, presim mjekët

0

Flamurtari mundi Teutën në mesjavë, por nuk ka shumë kohë për festë. Përballja e radhës është të dielën dhe vlonjatët do të ndeshjen me Kukësin në “Elbasan Arena”. Gjithçka nis prej orës 15:45, ndërkohë që për trajnerin Ilir Daja ka një shqetësim, pasi portieri Enea Koliçi rrezikon të mungojë ndaj ish-skuadrës së tij.

Për SportEkspres.com, Daja deklaron se ende nuk ka ndonjë përcaktim final për shkallën e dëmtimit të pogradecarit. “Koliçi është një forcë e madhe te Flamurtari dhe mungesa e tij në sfidën me Kukësin do ishte serioze për skuadrën. Gjithsesi, sot pasdite do të shikohet shkalla e dëmtimit të tij. Besoj shumë se ai do të rikuperohet deri në ditën e ndeshjes. Alternativat janë, por ai është një titullar i rëndësishëm dhe deri të dielën në Elbasan shpresojmë të jetë i gatshëm”, shprehet kreu i pankinës vlonjate.

Nëse Koliçi nuk ia del, në portë do të jetë portieri Pano Qirko. Ndërkohë edhe  Pollozhani, Veliu e Kale kanë patur dëmtime të lehta pas ndeshjes me Teutën. Gjithsesi trajneri Daja deklaron se ata do jenë të gatshëm për ndeshjen me Kukësin.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.