“Championsi është si tenisi! Te PSG nuk kuptojnë as Nejmarin”

Dani Alvesh ka fituar shumë si futbollist. Mbrojtësin brazilian e priste Barcelona, por “ngatërroi” avionin dhe nënshkroi me PSG-në në Francë. Nejmar e bindi të bashkohej me të dhe ai u bind. Mendonte se do të fitonte në Europë, por i eliminoi Mançester Junajtid. Anglezët nuk ishin favoritë, por mbrojtësi e thotë qartë: “Janë ata klubi i madh”.

Zhgënjimi i tij më i madh lidhet me faktin se në klubin francez nuk e kanë dëgjuar dhe ua kujton këtë gabim: “Duhet ta dëgjosh gjithnjë eksperiencën, dua që të më dëgjojnë më shumë. Unë e di çfarë mund të na çojë lart. E kam përjetuar diçka të tillë. Më duket se njerëzit në klub nuk e dinë këtë. E di si mund të fitojmë dhe pse humbim. Do të doja të më ndiqnin, të më dëgjonin, sepse unë e kam kaluar një situatë të tillë”.

Më tej, për RMC Sport ai ka shtuar: “Për të gjithë ishte një eksperiencë e pakëndshme, por unë e kisha paralajmëruar. Klubi historik ishte Mançesteri, duhet të jesh i kujdesshëm në një kompeticion të tillë. Në Champions League, sikurse në tenis, historia është gjithmonë kundër teje. Pavarësisht situatës, ishte në dorën tonë të bënim histori. Ne duhet ta krijojmë atë, kjo është ajo që ndjej. Ne humbëm në këtë pikë – tek ideja që ne po shkonim në luftë”.

NEJMAR DHE TUHEL – Alvesh ka edhe një tjetër rezervë: “Këtu nuk e kanë kuptuar ende Nejmarin. Ai është si Mesi, duhet trajtuar si i tillë. Është Mesi, pastaj ka edhe të tjerë rreth tij. Këtu nuk e kuptojmë që Nejmar ka nevojë për topin dhe pastaj të jep çfarë të mungon. Unë i pasoj topin dhe ai bën ç’të dojë. Te Barça, nëse Mesi humbet topin, të gjithë vrapojnë për ta rifituar dhe për t’ia pasuar sërish atij. Ai krijon gjithçka. Nejmar nuk mund ta ndryshojë stilin e lojës, përndryshe njerëzit do i zërë gjumi në stadium”.

Braziliani ka fjalë të mirë për trajnerin gjerman të PSG-së: “Për mua, Tomas Tuhel është transferimi më i mirë i bërë nga PSG që kur unë kam ardhur këtu. Kurrë nuk kam parë një trajner kaq të zgjuar dhe që qëndron kaq shumë në shërbim të skuadrës. Ai studion çdo ndeshje tonën shumë mirë dhe po e shijojmë këtë periudhë që po punojmë me të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online