Koliçi: Kam 20 vite në futboll, si ky grup nuk kam parë asnjëherë!

Portieri i Flamurtarit, Enea Koliçi ishte lojtari më i mirë në takimin e kuqezinjve kundër Kukësit, duke bërë disa pritje fantastike. Për Supersport, Koliçi tha se nuk ka parë asnjëherë gjatë karrierës së tij një grup siç është Flamurtari dhe se kjo gjë është çelësi i suksesit.

“Ajo që ka rëndësi është fitorja. Unë kam dalë shumë herë këtu dhe kam thënë gjithmonë që nuk është merita vetëm e imja. Falënderoj profesoj Dajën që tha fjalët më të mira për mua.

Financat? Nuk duhet të flasim, është një temë që na vret të gjithëve. Por çunat janë të gjithë bashkë, ky është çelësi i suksesit. Kam 20 vite që luaj futboll, por si ky grup nuk kam parë asnjëherë. Të gjithë e duan dhe e shijojnë futbollin.

Dita e hënë? Atë po presim dhe ne. Kemi dëgjuar shumë të hëna, por këtë javë morëm garanci dhe nga presidenti. Shpresojmë që të hënën, të martën, pak rëndësi ka, të marrim rrogat dhe të kalojmë dhe këtë ngërç që ka ekipi.

Jo vetëm kur mbaroi loja më ngacmuan lojtarët e Kukësit, por dhe gjatë saj. I kam të gjithë miq, por në futboll më i miri fiton. Rrumbullaku, Musolli e të tjerë më kanë ngacmuar (qesh)”, përfundoi Koliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online