Koincidenca e vëllezërve Hazard dhe basti midis tyre!

Vëllezërit Hazard janë ndër futbollistët më të talentuar belgë. Eden është i madhi, 27 vjeç dhe luan me Çelsin në Angli, ndërsa Torgan është i vogli, 25 vjeç dhe luan me Gladbahun në Gjermani.

Eden është një futbollist më i talentuar, por dhe Torgan është rritur shumë në vitet e fundit. Të dy janë të talentuar dhe lojtarë ofensive, ndërsa çdo fillim sezoni vëllezërit vendosin bast midis tyre se kush shënon më shumë gola. Kush humbet i paguan darkën tjetrit.

Çdo vit, ai që shënon më pak gola i paguan darkën tjetrit. Këtë vit nuk vendosëm bast, sepse Eden fiton gjithmonë”, tregon Torgan. Si rrallëherë, sivjet ndodhen në një barazim total. Të dy kanë shënuar nga shtatë gola në kampionat, Eden kryeson renditjen e golashënuesve në Premier Ligë bashkë me Agueron e Sitit dhe Abumejangun e Arsenalit, ndërsa Torgan kryeson renditjen e golashënuesve në Bundesligë bashkë me Halerin dhe Joviç të Ajntrahtit dhe Alkaserin e Dortmundit.

Eden Hazard

Të dy luajnë me kombëtaren e Belgjikës, renditen në vendet e dyta në kampionat me klubet e tyre, ndërsa në total vëllai i vogël është pak më lart për momentin. Torgan numëron 10 gola dhe 4 asiste në total në 12 ndeshje, ndërsa Eden numëron 8 gola dhe 4 asiste në po aq ndeshje.

Lojtari i Gladbahut është krahasuar gjithmonë më vëllanë e madh, një gjë e tillë e ka shqetësuar në fillim, por tani është normale. “Tani jam mësuar, por kur isha më i vogël bezdisesha nga një gjë e tillë. Tani që kam bërë emër për veten time, krahasimi nuk është më aq i nevojshëm.”

Torgan Hazard

Në Belgjikë janë të bindur që Torgen është gati të bëjë hapin e madh, madje flitet për një interesim të Realit të Madridit, klub që kërkon dhe shërbimet e Eden, por 25-vjeçari bën humor dhe thekson se ndihet mirë në Gjermani. “Maksimumi më kërkojnë për të luajtur me Real Madrid B. Ndihem shumë mirë te Gladbahu, Gjithçka po shkon mirë dhe ndihem i lumtur me tifozët, shokët, klubin dhe trajnerin”.

Kësaj here nuk ka bast midis tyre, por e sigurtë është që Eden do t’i paguajë darkën Torganit, nëse ky i fundit vazhdon me këto ritme dhe arrin të shënojë më shumë se vëllai i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online