Mesfushori i ri i Partizanit, Eneid Kodra, ka folur sot për RTSH Sport, ku më shumë rëndësi i kushtoi të ardhmes së tij dhe sezonit që kaloi me skuadrën A të “Demave”. Në fjalën e tij, futbollisti 19-vjeçar tha:
“Këtu ka shumë futbollistë që janë lider, lojtarë profesionistë, disa nga çunat kanë luajtur dhe me ekipin kombëtar. Më kanë ndihmuar shumë dhe unë jam rritur shumë këtu.
E ardhmja? Normalisht, tani jam pjesë e Partizanit, do të vazhdoj stërvitjen. E ardhmja ime dua që të jetë këtu, por klubi dhe drejtuesit do të vendosin. Telushi është lojtari që marr shembull dhe që më pëlqen më shumë”.