Klubi i Serie A me pronar të ri, zbulohen shifrat e shpenzuara

Fiorentina nuk do të jetë më pronë e vëllezërve Dela Vale pas 17 vitesh nën drejtimin e tyre. Pas problemeve me drejtimin e klubit dhe vështirësive që vjollcët hasën këtë sezon për të qëndruar në Serie A, ka ardhur vendimi i shitjes. Manjati italo-amerikan Roko Komiso është pronari i ri i klubit nga Firence.

Kalimi aksioneve në emrin e tij ka kushtuar plot 170 milionë euro. Komiso është një person shumë i pasur. Ai është me origjinë nga Kalabria, ka emigruar në SHBA në moshën 12 vjeçare dhe sot zotëron një pasuri prej 4.9 miliardë dollarësh. Revista Forbes e rendit në vendin e 200 në listën e njerëzve më të pasur në SHBA. Ai merret me inxhinieri industriale, telekomunikacion (ka krijuar kompaninë Mediacom) dhe investimet në banka.

69-vjeçari u interesua për të blerë Milanin vitin që shkoi, por nuk ia doli përballë fondit Elliot. Tani është gati të nisë projektin e tij ambicioz me klubin nga Firence, ndërsa tifozët, totalisht të lodhur nga presidenca aktuale, besojnë fort se ditë të mira do të vijnë për Fiorentinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *