Klubet kineze hidhen në sulm, ofertë rekord për “rezervën” e Barcelonës

Aventura e sulmuesit braziliani Malkom te Barcelonë mund të marrë fund shumë shpejt. Sulmuesi i blerë nga Bordoja në ditën e fundit të merkatos së verës, është aktivizuar në vetëm pesë takime të kampionatit spanjoll.

Forma e mirë e kolegëve dhe dëmtimet e pakëta, ka bërë që 21-vjeçari të “ngrohë” stolin gjatë muajve të fundit, megjithatë në ato pak ndeshje që ka luajtur Malkom ka treguar se është një lojtari i niveleve të larta, një shembull i mirë është ndeshja kundër Interit në “San Siro”, ku ndëshkoi ekipin zikaltër pas një aksioni personal.

Për të përfituar nga kjo situata po mendojnë skuadrat kineze, sezoni i të cilave fillon në muajin mars. Sipas së përditshmes sportive “AS”, në zyrat e klubit katalanas ka ardhur një ofertë prej 65 milionë eurosh nga një klub kinez. Shuma është tepër tunduese për drejtuesit e kampionëve të Spanjës, por në fund do të vendosë lojtari.

Gjatë viteve të fundit shumë lojtarë të rinj janë joshur nga pagat marramendëse që ofrojnë klubet kineze. Rastet më të bujshme janë ato të brazilianit Oskar dhe belgut Ferreira Karaskos, të cilët edhe pse në moshë të re, bënë me shpejtësi valixhet për aventurën në lindjen e largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online