De Ligt “kalon” topin te Raiola: Pyesni atë për të ardhmen

Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit aktual është pikëisht mbrojtësi i Ajaksit, Matijs De Ligt. 19-vjeçari u kurorëzua dhe me çmimin “Golden Boy”, duke konfirmuar formën e tij të mirë si dhe vlerat që zotëron si futbollist.

Holandezi kërkohet nga klubet më të mëdhenj të Evropës, ku Barcelona është përfolur më së shumti si ekipi më pranë mbrojtësit. De Ligt foli ditën e sotme në lidhje me të ardhmen e tij, duke theksuar faktin se është i përqendruar tek Ajaksi momentalisht, ndërsa për më tepër duhet të pyetet agjenti i tij dhe drejtuesit  e klubit.

“Në këtë pikë të sezonit mendoj se nuk duhet të shpërqendrohem nga zërat e merkatos. Jam kapiteni i ekipit dhe në fund të sezonit do të vendos në rast se do të marr një hap tjetër. Jam totalisht i fokusuar tek Ajaksi, për gjërat e tjera duhet të pyesni Mino Raiolën ose drejtuesit e klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online