Jyrgen Klop e konsideroi barazimin pa gola kundër Bajernit të Mynihut si një rezultat të pranueshëm që e mban ende në lojë skuadrën e tij për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas tre javësh në Mynih.
Tekniku gjerman preku pikat ku skuadra e tij gaboi dhe përmendi disa lëvizje taktike qw e surprizuar nga ana Bajernit.
NDESHJA – “Para ndeshje u përfol shumë se do të ishte një ndeshje me shumë gola, por në fund rezultati ishte 0-0 . Nuk është një rezultat i keq, por as një rezultatet ëndrrash. E konsideroj një rezultat të pranueshëm. I hapëm vetes shumë punë duke shpërdoruar disa mundësi të shkëlqyera shumë pranë portës”.
KUNDËRSHTARI – “Nuk e kamë parë kurrë Gnabrin të ndihmojë mbrojtjen kaq shumë, ndërsa nuk kam parë as Alabën dhe Kimish që të jenë aq të disiplinuar në mbrojtje, thuajse nuk dolën kurrë në sulm. Bajerni ishte një skuadër shumë e përqendruar dhe na vështirësuan çdo gjë deri në fund”.
PROBLEMET – “U treguam disi pasiv, sidomos në krahët e mbrojtjes. Një gol do ta kishte ndryshuar krejtësisht takimin, jam i sigurt se dhe kundërshtarët mendojnë të njëjtën gjë. Për të dyja skuadrat është një rezultat i pranueshëm. Dëshironim që të merrnim një rezultat që të na mbante në lojë dhe ia arritëm”.
SHANSET PËR SHËNIM – “Patëm shanse për shënim, Mane pati dy raste të shkëlqyera, por nuk i përdorëm siç duhet, por nuk ishim të aftë t’i përdornim. Të dyja skuadrat bënë presion atëherë kur duhej. Mendoj se e bëmë këtë pjesë më mirë se ata, por kjo është diçka e thjeshtë kur skuadrat tërhiqen aq mbrapa si Bajerni në këtë ndeshje”, përfundoi Klop.