Premtimi i Jurgep Klop, i cili në vitin 2015 tha se nëse nuk do të fitonte asnjë titull për katër vite do të shkonte të bëhej trajner në Zvicër është kthyer në kryefjalën e momentit kudo, sidomos në rrjetet sociale.
Reagime të shumta ka pasur mbi këtë çështje, sa që së fundmi, Bazeli ka bërë një postim që e ka shtuar akoma më shumë gallatën dhe humorin në lidhje me Jurgen Klop. Klubi i famshëm zviceran e ka refuzuar publikisht gjermanin, duke thënë se janë të nderuar që ai do të vijë në Zvicër, por që theksojnë që janë të lumtur me trajnerin aktual.
“Jemi të nderuar që Klop është i interesuar për të vijuar karrierën e tij në Zvicër dhe që shumë persona i kanë sygjeruar klubin tonë për punën e tij të ardhshme. Gjithsesi, ne jemi të lumtur me trajnerin aktual”, përfundonte postimi i Bazelit.
We feel honoured that Mr. Klopp seems to be interested in continuing his career in Switzerland – and that so many of you have suggested FC Basel as his next employer – but we’re very happy with our current manager #FCBasel1893 #zämmestark ? https://t.co/NQssg39g35
— FC Basel 1893 ?? (@FC_Basel_en) May 2, 2019