Liverpuli siguroi një fitore dramatike pak minuta para fundit në takimin e sotëm ndaj Njukasëll. Tekniku gjerman Jyrgen Klop, u shpreh se ishte i qetë në çdo moment pasi për të ishte e shkruar që skuadra e tij do të arrinte të rikthehej në avantazh.
“Njukasëlli luajti në një lloj mënyrë që në vështirësoi çdo gjë. Patëm shumë momente për shënim, por na u desh të vuanim deri në momentin e fundit. Ishte brilante, ky është futbolli. E meritonim plotësisht”.
“Isha i qetë pasi mendoja se ishe e shkruar që të fitonim. Djemtë po bënin gjithçka ç’ishte e mundur. U treguam agresiv. Nuk jemi skuadra më e mirë në botë. Duhet të punojmë fort tani. Në javën e fundit të sezonit kemi tri ndeshje në gjashtë ditë”.
SALAH – “Kur doktori shkoi ta kontrollonte iu desh të merrte një vendim të shpejtë. Vendosi që duhej të largohej nga fusha. E mori veten shpejt dhe ishte duke e parë ndeshjen nga televizori në dhomat e zhveshjes. Pra ishte mirë, por na duhet të presim. Ka pësuar një tronditje të fortë”.