Klop e tepron: Shënuam gol të parregullt, por arbitri na dëmtoi

Jurgen Klop u shfaq i pakënaqur pas ndeshjes me Uest Hemin, pasi skuadra e tij u ndal në barazim. Të kuqtë shënuan të parët me anë të Mane, por anësori i takimit gaboi. Milner, i cili asistoi për sulmuesin senegalez, ishte në pozicion jashtë loje dhe u gabua.

Pavarësisht se Liverpuli i tij kaloi në avantazh me një gol të parregullt, Klop kapet me arbitrin e ndeshjes dhe ka këndvështrimin e tij për atë që ndodhi ndaj londinezëve “Shënuam në pjesën e parë, tani më thonë që goli paska qenë ‘off-side’. Kjo shpjegon paksa pjesën e dytë, sepse mendoj se arbitri u informua në pushimin e ndeshjes”, tha gjermani për “Sky Sports”.

Klop shton më tej: “Më pas pamë situata të çuditshme. Arbitri nuk bëri gabime të mëdha, por e ndalte shpesh ndeshjen dhe ia ulte ritmin. Kjo gjë natyrisht nuk na ndihmoi. Nëse dikush gabon në pjesën e parë, nuk duhet ta zgjerojë hendekun, duke gabuar sërish në pjesën e dytë”.

Duke analizuar ndeshjen, trajneri i Liverpulit pranoi dobësitë e skuadrës së tij. Mungesat ishin disa dhe më së shumti rëndonin ato të Uijndalum dhe Henderson. “Nuk ishte përformanca jonë më e mirë, pasi përballë kishim edhe një kundërshtar të vështirë. Është një barazim i merituar që ne do e marrim tani”, shtoi Klop.

Në fund gjermani tha: “Të shohim kush do jetë gati për fundjavën e ardhshme dhe të vazhdojmë përpara. Bëmë disa ndryshime në formacion gjatë javës dhe kjo nuk ndihmon në ritmin. Kjo i bën gjërat më të vështira. Disa lojtarë nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, por kjo ka ndodhur edhe më parë dhe do të ndodhë përsëri edhe në të ardhmen. Do të merremi edhe me këtë pjesë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online