Hames në “ajër”, mundësia e artë e Juventusit

Juventusi e ndjek prej kohësh Hames Rodrigez. Fubtollisti kolumbian do të jetë pjesë e Bajenrit të Mynihut deri në fund të sezonit dhe më pas do të kthehet në Madrid te Reali. Gjermanët nuk duan të shpenzojnë për kartonin e tij dhe do ta kthejnë pas.

Juventusi është gati dhe mund ta blejë për një shifër normale për ta. Te Reali zor se do të ketë vend për mesfushorin e avancuar. Bardhezinjtë e kanë kërkuar edhe në të shkuarën, por nuk ishin të gatshëm të paguanin shumën e 60 milionë eurove pas transferimit në Spanjë.

Rreth 40 milionë duhet të paguante Bajerni për Hames, ndërkohë që në verë Reali mund ta shesë edhe për më pak. Kjo është mundësia më e mirë për Juventusin që ta blejë kolumbianin. Rol kyç në transferimin e tij mund të luajë edhe Zhorzh Mendesh.

Ky i fundit solli në verë edhe Kristiano Ronaldon te Juventusi, ndaj edhe ndikimi i tij është thelbësor në këtë lëvizje. Bardhezinjtë në aspektin e objektivave bindin këdo, problemi është te hapësirat që do të gjente Hames në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online