Kimish kritikon hapur Lëv: Ngela i befasuar, s’ishte kjo mënyra e duhur

Xhoshua Kimish nuk ngurruar t’u dalë mbrojtje treshes “Humels, Boateng, Myler”, në lidhje me vendimin  e Joakim Lëv për t’i mbyllur derën e kombëtares të tre lojtarëve të Bajernit.

Në intervistë të dhënë sot për mediet gjermane, 24-vjeçari u shpreh se kolegët e tij meritonin një lamtumirë tjetër dhe se ata kanë ende shumë për t’i dhënë Gjermanisë.

“Nga pikëpamja e një lojtari, më duhet të them se mënyra se si u mor vendimin nuk ishte e duhura. E kuptoj krejtësisht zhgënjimin e djemve. Unë ngela i befasuar. Qëkur kam qenë i fëmijë, kombëtaren gjermane e kam njohur vetëm me Boatengun, Humelsin dhe Mylerin. Ata ishin shtylla e kombëtares për më shumë se një dekadë dhe na shpallën kampion bote”.

“Tomasi (Myler) ka 100 ndeshje me kombëtaren, ai meritonte një fund tjetër. Nuk është një çështje i ri ose i vjetër, por i mirë ose i keq. Askush prej djemve nuk mund të konsiderohet si shumë i vjetër për të luajtur në skuadrën kombëtare”.

“Në ndeshjen e sotme (Bajern 6 – 0 Volfsburg) ata treguan se çfarë janë të aftë të bëjnë. Ishin të shkëlqyer, ky ishte reagimi perfekt nga ana e tyre”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *