Federiko Kieza është lojtari më i kërkuar këtë merkato. Edhe pse Juventusi është shumë pranë firmës me Milinkoviç-Saviç, Kieza mbetet objektivi primar për “Zonjën”, që sipas mediave italiane, ka përgatitur ofertën për yllin e Fiorentinës.
Por që Juventusi të arrijë te firma e Kiezës, duhet të mposhtë rivalitetin me skuadrën e Interit, që po ashtu ka shtruar ofertën e saj në tavolinën e presidencës së Fiorentinës. Vetë Kieza duket gati për të bërë hapin e radhës në karrierë dhe një kalim te Interi ose te Juventusi, preferohet nga mesfushori i Italisë.