Nuk është Grizman, Barcelona e ka gjetur lojtarin sulmues

Te Barcelona ka shumë zëra për afrimet e kësaj merkatoje vere. Antuan Grizman, edhe pse i lirë për t’u blerë, nuk bind drejtuesit katalanas, të cilët po shikojnë fillimisht për alternativa të tjera. Që nga largimi i Nejmar, krahu i majtë i sulmit nuk është plotësuar dhe si pasojë, fokusi i katalanasve është te i riu i Mançester Sitit, Leroi Sane.

Forma e mirë e Bernardo Silvës ka bërë që Sane të mos preferohet më nga Pep Guardiola dhe me shumë gjasa, gjermani do të largohet. Mësohet gjithashtu se Lionel Mesi është një admirues i Leroi Sane dhe në krahun e majtë të sulmit, ylli i Mançester Sitit do të bënte një punë të mirë te katalanasit.

E ardhmja e Grizmanit vazhdon të mbetet një mister dhe ylli francez duket se nuk është më i preferuari i Barcelonës. Sane, përveç moshës së re, ka favor edhe rolin ku luan, çka e bën atë objektivin primar të kampionëve të Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online